Historiku
Shporta eshte bosh
Lista e deshirave bosh
Login
A+ A A-
1986
 
 
Gjithcka nisi nepermjet nje projekti me vlere ne vitet ’86-87, per te realizuar stemen e Kongresit te 9-te te asaj kohe. Endrra dhe pasioni pas studimeve ne filialin e inxhinierise mekanike nisen te materializoheshin me kete punim te vecante, per te cilin u krijua nje makineri e personalizuar pantograf per punime ne miniature. Stema e Kongresit shenoi suksesin e pare te PIRRO-s, duke u evidentuar puna e tij detajiste dhe kreative, dhe jo vetem!
1990
Vleresimi me mirenjohje nga institucionet e pushtetit, krijoi vazhdimesine me tej ne organizimin e ekspozites se pare te arit ne Shqiperi ku moren pjese personalitete dhe figura te njohura. Ekspozita e pare u pasua me disa eksperienca pune dhe porosi te vecanta indidviduale. PIRRO hodhi themelet e asaj cka sot eshte industri e artistikes dhe dizajnit!
1995
Investimi ne vitet ’94-95, per te ndertuar projektin e tij te madh dhe vizionar, nisi te merrte jete nepermjet nje kredie gjermane per blerjen e setit teknologjik te laboratorit te pare te arit ne vendin tone, qe shenon dhe hapjen e aktivitetit. Vazhdojme te mbeshtetemi cdo vit te punes sone, ne frymen e teknologjise me moderne dhe standardit me te mire per produktet tona unike.
Fillimet e punimeve te para ne bizhuteri per individe ishin kryesisht ne argjend dhe ar, nderkohe qe vula e cilesise ne vitet ’96-97 qendron ne medaljet per presidencen; punime artistike te cilat emertuan nje tjeter epoke te krijimtarise dhe modernizimit te imazhit te institucioneve shteterore.
1998

PIRRO vazhdoi te ishte avangarde dhe i perkushtuar ne modelimin sa me cilesor estetik te produkteve, ndaj dhe ne mbajme cilesine per vite me rradhe te kurores se cmuar te Miss Shqiperia, qysh prej vitit 1998. Nje formule suksesi e cila krijoi aureolen e prestigjit ne dizajn dhe guret e cmuar.

2005
Absolutisht qe evolimi i PIRRO-s solli jo vetem nje numer me te madh punonjesish te punimeve artistike, por shnderrimin ne nje shkolle te vertete arti per kedo qe sot krijon, punon dhe perkushtohet per firmen tone. PIRRO lindi per shkak te nje endrre, nderkohe qe u rrit me shume pune, me shume passion dhe me nje projekt qe trashegohet ne breza si nje hapesire magjike per te prodhuar art dhe estetike.

Teknologjia dhe risite qe vijne prej saj ne punen tone, perbejne nje nga elementet me te rendesishem ne ate cka ne vleresojme ne vazhdimesi dhe qendrueshmeri te cilesise se pare. Kjo ndikoi ne nje rritje te konsiderueshme te kerkesave per produktet PIRRO si brenda ashtu edhe jashte vendit. Investimi yne qendron ne permiresimin e kualitetit dhe ne ofrimin e nje modeli te suksesshem dhe te qendrueshem se si PIRRO mund te rezistoje ne jetegjatesine e dizajnit dhe tendencave.

Rrjeti I dyqaneve PIRRO sot jane ne Citypark dhe prane Rruges se Kavajes. Pika jone primare e kontaktit eshte Laboratori, ku klientet e ndryshem me shume se sa te bejne nje blerje me vlere, I kushtojne rendesi punishtes dhe ambjenteve ku derdhet krijimtaria dhe pasioni; bisedave dhe konsultimit me stafin profesionist te cilet ofrojne idete me te mira dhe me te pershtatshme per bizhuteri dhe dhurata te personalizuara.

Lini nje takim

Per ne eshte gjithmone kenaqesi te njihemi nga afer dhe eshte e rendesishme qe ju te keni nje eksperience te personalizuar, prandaj ju ftojme te na vizitoni per te shijuar shkelqimin e dhuratave tona.
FREE INTERNATIONAL DELIVERY
FREE INTERNATIONAL DELIVERY
© 2015 Artistic Jewellery Pirro krijuar nga abp       

Login or Register

Identifikohuni